Çiljeta Xhilaga, ka bërë të ditur se së shpejti do të sjellë një këngë të re. “Pa ty jetoj”, mban titullin projekti i ri i këngëtares shqiptare, në bashkëpunim me një artist të ri nga Danimarka, Alores.
Çiljeta ka lajmëruar përmes rrjeteve sociale se vazhdimisht mbështet artistët e rinj, që e kanë vështirë depërtimin në skenën e muzikës.
“Pa ty jetoj” quhet kënga ime e re, e cila vjen këto ditë në bashkëpunim me Alores. Një artist i ri që jeton në Danimarkë. Kam shume kohë që unë po sjell projekte muzikore me artistë të panjohur nga publiku i gjerë. Është një iniciative e imja personale për t’i përkrahur të rinjtë, të cilët e kanë shumë të vështirë për të depërtuar në tregun muzikor shqiptar. Kemi rreth një muaj e gjysmë që po punojmë këtë këngë e kompozuar nga Elgit Doda dhe tekst nga Filloreta Raçi. Jam e bindur që do ta dashuroni këtë projekt ashtu siç i keni dashur të gjitha këngët e mia të mëparshme, pasi u dedikohet 100 % të rinjve, të cilët shpresoj ta gjejnë sadopak veten në këtë këngë. Ju Dua, Çiljeta!”, – ka shkruar ajo në Instagram.