E mërkurë, 23 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Misioni i ODHIR, Basha: Zgjedhjet u blenë  

 

Kryetari i PD-së Lulzim Basha gjatë një takimi me kreun e misionit të OSBE/ODIHR Peter Tejlor, për zgjedhjet e 25 qershorit, ka vlerësuar konstatimet për deformimin dhe shitblerjen e votës dhe presionin mbi zgjedhësit.

 

Po ashtu, Basha tha se përgjimet e antimafias italiane konfirmojnë rolin e krimit dhe parave të drogës në shitblerjen e votës. Kreu i misionit të ODIHR është takuar më herët edhe me ministrin për Europën dhe punët te jashtme Ditmir Bushati.

Reklamë

 

Për kryediplomatin zgjedhjet e 25 qershorit ishin më të mirat të zhvilluara në periudhën e pas tranzicionit. Bushati, vlerësoi nismën e OSBE/ODIHR për zhvillimin e një reforme të sistemit zgjedhor në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, çka do t’i shërbejë edhe reformës së nisur në Shqipëri.

 

Përfaqësuesit e misionit janë takuar edhe me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë