Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka mbërritur ne Tirane per nje vizite 2 javore. Takimet e para te shefes se këtij misioni Anita Tuladhar, janë zhvilluar me kreun e financave Arben Ahmetaj dhe guvernatorin e Bankës se Shqipërisë Genti Sejko. Ne fokus te diskutimeve ishte rishikimi i buxhetit dhe paketa fiskale qe qeveria do te miratoje ne muajin korrik. Qeveria është ne bisedime me FMN edhe per taksat qe do te ndryshoje ne 2017-en. FMN ka patur kritika per mënyrën se si është aplikuar taksa progresive dhe ka kërkuar rishikim te kësaj skeme. Ne fokus te takimeve janë edhe performanca e te ardhurave dhe ecuria e shpenzimeve ne buxhet. Fondi është i interesuar te shqyrtoje mënyrën se si është ruajtur deficiti dhe a rrezikohet rritja e borxhit. FMN do te sjelle ne Shqipëri nje ekspert, i cili do te zhvilloje takime me tatimoret për t’u mësuar atyre mënyrën se si duhet te sillen me bizneset. Përfaqësuesi i këtij misioni ne Tirane Jens Reinke është shprehur se ka ankesa nga bizneset per selektime dhe sjellje te ashpër me ta. Ne 28 korrik Fondi Monetar, se bashku me ministrin e Financave dhe Guvernatorin do te mbaje nje konference per shtyp ne mbyllje te vizitës.