Misioni faktmbledhes i OSBE/ODIHR mberrin kete te marte ne Tirane, nje nje vizite 3 ditore, ku do te zhvillojne nje sere takimesh me drejtues te partive politike.

Fillimisht, delegacioni i perbere nga Ana Rusu dhe Alexey Gromov do te takohen me kreun e prezences se OSBE-se ne Tirane, Borschard.

Me pas do te drejtohen me ministrine per evropen dhe Punet e Jashtme, ku ne 16:30 eshte parashikuar nje takim me zv.ministren Artemisa Dralo.

Ne oren 18:00 delegacioni do te mberrije ne seline e partise socialiste ku do te takohen me  Ballen dhe 90 minuta me pas, do te takohen me Bashen.

Ne diten e dyte te takimit, delegacioni i OSBE/ODIHR ka parashikuar takime me kryetarin e KQZ, kryetaren e LSI, kryetaret e partive te vogla dhe shoqerine civile.

Ky mision ka vetem per qellim mbledhje ne fakteve dhe daljen e perfundimit nese OSBE/ODIHR do dergoje apo jo mision monitorimi per zgjedhjet e 30 qershorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *