Subscribe

Autoritetet shqiptare kanë kthyer mbrapsht ne Brazil ngarkesën me 53 ton mish, e cila rezultonte e kontaminuar me sanmonel. Ministria e Bujqësisë pasi ka kryer analizën e mishit, ka vendosur të mos e shkarkojë sasinë, ndërsa ndaj subjektit ekonomik kanë nisur verifikimet si dhe hetimet, nëse ai ka patur dijeni për këtë fakt apo jo.

 

Ngarkesa e mishit ishte e përzier, duke përfshirë mish gici, derri, pule, zogj e destinuar për t’u shitur në tregun shqiptar. Sipas ministrisë, ky nuk është rasti i parë i mishit që bllokohet me orgjinë nga Brazili.

 

Prej një viti të gjitha shtetet që importojnë mish nga Brazili kanë një vëmendje të shtuar, për shkak se në këtë vend në 2017 u konstatua se mishi i kafshëve të sëmura eksportohej.

 

Sipas të dhënave nga ministria, në total janë bllokuar 130 ton mish me orgjinë nga Brazili të cilat kanë qenë të kontaminuara.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *