Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit, Colin Powell. Sipas familjarëve, Powell u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare si pasojë e infektimit me covid-19, edhe pse ishte i vaksinuar me të dyja dozat.

 

Diplomatja Kim shkruan se Poëell ishte mishërimi i një amerikani të madh që ia kushtoi jetën e tij shërbimit të vendit dhe të të tjerëve.

 

“Colin Poëell ishte mishërimi i një amerikani të madh, një njeriu që ia kushtoi jetën shërbimit të vendit tonë dhe inkurajimit të të tjerëve që të bëjnë të njëjtën gjë. Çfarëdo sfide që kishte, të cilat ishin të shumta, ai u përpoq t’i jepte Presidentit këshillën e tij më të mirë dhe ta çonte kombin drejt një zgjidhjeje. Unë kisha privilegjin të punoja për të në sekretarinë e tij dhe pashë nga afër se si ai i dha të gjitha. Dhe aq i zënë sa ishte, ai gjithmonë gjente kohë për t’i dhënë një nxitje të vogël atyre që e rrethonin, për të na kujtuar nderin dhe përgjegjësinë e veçantë të shërbimit publik. U preft ne paqe.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *