E diel, 4 Tetor 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

“Mirupafshim Bos”, Leicester i jep lamtumirën presidentit/FOTO

Leicester i ka dhënë lamtumirën bosit të tyre Vichai Srivaddhanaprabha për herë të fundit në ndeshjen e vlefshme për Premier League përballë Burnley e cila u mbyll me shifrat e barabarta 0 me 0.

 

Reklamë

Tifozë të shumët qysh në orët e para vërshuan drejt stadiumit ku vendosën lule dhe shaje të shumtë në vendin ku u rrëzua helikopteri i bosit të Leicester pas ndeshjes të luajtur me West Ham.

 

Vichai Srivaddhanaprabha, dy anëtarë të stafit të tij, piloti dhe një pasagjer u vranë kur avioni u rrëzua në orën 20:30 BST të shtunën e 27 tetorit.

 

Vichai Srivaddhanaprabha, 60 vjeç ishte njeri ndër katër njerëzit më pasur në Tailandë dhe i 11 në botë, sipas revistes Forbes, me 4.2 miliard dollar pasuri.

 

Ai e bleu klubin anglez në 2010 dhe arriti një sukses historik në 2016 duke e shpallur kampion në premier league duke sfiduar emrat big të futbollit të këtij vendi.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë