Subscribe

Në kuadër të Forumit Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka pritur në Shkup pasditen e kësaj të mërkure Edi Rama dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

 

Zaev shkruan se së bashku me dy liderët, bënë një shëtitje në Shkup. Në postimin e tij në “Facebook”, ai shtoi se Ballkani është e ardhmja dhe shtëpia e përbashkët evropiane, ku ata do të mbështesin veten e tyre.

 

“Sot pasdite mirëprita presidentin e Serbisë, Vuçiçin dhe kryeministrin e Shqipërisë, Rama ku zhvilluam edhe një shëtitje të përbashkët, ku u takuam në takim kryebashkiaku Shilegov. Biseduam me qytetarët në qendër të Shkupit, në kuadër të Forumit Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal që mbahet për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, si dhe hapjen e perspektivave të reja për lidhjen tonë. Ballkani është shtëpia jonë e përbashkët europiane në të cilën mbështesim veten dhe në të cilën promovojmë marrëdhëniet. Fokusi jonë është të ecim përpara, për një të nesërme më të mirë, për rritjen ekonomike dhe zhvillimin, për një mirëqenie për popujt tanë”,shkruan Zaev.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *