Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, reagon pas vendimit për zgjatjen e komisionit parlamentar për inceneratorët.

 

Përmes një postimi në “Twitter”, ambasadorja Kim iu bën thirrje autoriteteve dhe institucioneve shqiptare që të shqyrtojnë dhe ndërmarrin veprimet e duhura.

 

“Forcimi i institucioneve demokratike dhe lufta ndaj korrupsionit janë prioritetet e SHBA në Shqipëri. Ne mirëpresim vijimin e komisionit parlamentar për inceneratorët. Ne u bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve dhe institucioneve përkatëse të shqyrtojnë dhe ndërmarrin veprimet e duhura. Ne do ta ndjekim këtë nga afër”, shkruan Kim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *