Subscribe

Autoriteti Rrugor sqaron se do të ndërpresë kontratën me firmën, që do të marrë mirëmbajtjen e tunelit të Kalimashit, në momentin që do të hyjë në fuqi marrëveshja me firmën koncesionare të Rrugës së Kombit, Vendeka Bilgi. Drejtori i standardeve, Spartak Tarka, thotë se ende nuk kanë njoftim të saktë nga Ministria e Transporteve se kur ratifikohet koncesioni i Rrugës së Kombit dhe për këtë arsye ata nuk mund të rrezikojnë të lënë pa një supervizor tunelin, në momentin që konsiderohet vepër e rëndësisë së veçantë. Tre ditë më parë Autoriteti Rrugor depozitoi një kërkesë për të dhënë shërbimin e mirëmbajtjes së tunelit për 1 vit tek një kompani private, e cila do të shpërblehet me 1.6 milion dollarë. Por këtu ka një mbivendosje, pasi buxheti i shtetit duhet të paguajë dy herë për të njëjtin shërbim. Firma fituese e koncesionit të mirëmbajtjes së rrugës Durrës-Kukës do të marrë që vitin e parë 5.6 milion euro subvencion nga shteti për të kryer investime, përveç tarifës 5 euro për çdo mjet që kalon aty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *