Subscribe

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro i ka kthyer përgjigje shqetësimit të artistëve lidhur me zhvendosjen e Teatrit Kombëtar, tek ndërtesa më e re, Turbina.

 

Në një intervistë për Vizion Plus, Kumbaro sqaron se lëvizja do të jetë e përkohshme deri në ndërtimin e një teatri të ri, aq shumë të nevojshëm nga të gjithë.

 

Por Kumbaro ka hedhur poshtë zërat se në ambientet aktuale të teatrit do të ndërtohet kullë. Sipas saj, nuk ka një projekt të tillë ndaj dhe shqetësimi i artistëve është i panevojshëm.

 

Lidhur  me disa ndryshime që Ministria e Kulturës i ka bërë ligjit bazë, ministrja sqaron se drafti është në fazën fillestare dhe se gjatë javës në vijim do të ketë konsultime me grupet e interesit.

 

Prej disa ditësh komuniteti i artistëve është përfshirë në debate lidhur me ndryshimet e reja ligjore. Sipas tyre, amendimet i japin më shumë pushtet titullarit të ministrisë, në vend që të ndodhë e kundërta.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *