E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Mirditorët kundërshtojnë taksën 5 euro për Rrugën e Kombit

Mirditorët kanë dalë në protestë kundër taksës së automjeteve që kalojnë në Rrugën e Kombit. Ishin dhjetëra banorë të zonës, të cilët kishin dalë këtë të hënë në rrugë për të protestuar kundër kësaj takse. Ata kërkojnë nga qeveria që Mirdita të përjashtohet nga kjo taksë, për shkak të varfërisë, thonë ata. Kësaj proteste iu bashkua edhe deputetja demokrate, Albina Dede, e cila e konsideroi koncesionin e dhënë nga qeveria si një akt kriminal. Ministria e Transporteve ka vendosur pak kohë më parë që Rruga e Kombit të jepet me koncesion. Kjo do të thotë se të gjithë ata që do të kalojnë në këtë aks duhet paguajnë një shumë prej 5 eurosh.

Më shumë video

Reklamë