Subscribe

Një person u ekzekutua me armë zjarri këtë të shtunë në fshatin Perlat i Epërm në Mirditë. Viktime është 52- vjecari Mark Doda, ndërsa autori i ngjarjes është djali i xhaxhait të tij, Ilir Doda. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit me armë që përfundoi në tragjedi. 52 vjecari është transportuar në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra. Menjëherë pas krimit, policia lokale dhe Forcat e Ndërhyrjes se Shpejte rrethuan vrasësin e dyshuar dhe munden ta arrestojnë atë. Gjatë kontrollit policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e krimit. Viktima dhe autori ishin kushërinj të parë me njëri-tjetrin, ndërsa nuk dihet ende shkaku i konfliktit mes tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *