Një dite përpara mbledhjes se Komisionit te përbashkët parlamentar te reformës ne drejtësi, shoqata e investitorëve te huaj ne nje mesazh publik, u drejtohet palëve politike qe te mundësojnë sa me pare finalizimin e saj. Përmes nje deklarate shpërndare per per mediat, investitorët shprehen se çdo dite vonese përkthehet me pak investime per Shqipërinë, me pak vende pune dhe me pak para për buxhetin e qytetaret. Ata i bëjnë thirrje qeverise te marre masa ne luftën kundër korrupsionit dhe informalitetit ne mënyre qe te krijohet klima e duhur per te hapur biznese te reja. Shoqata e investitorëve ngre si shqetësim kryesor edhe mangësitë qe ka sistemi  gjyqësor, qe nga vonesat e deri ne vendimet e padrejta, te cilat nuk janë ne përputhje me praktikat ndërkombëtare.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *