Subscribe

Bashkimi Europian i ka dhëne nje ultimatum klasës politike shqiptare, qe me 21 korrik te votoje reformën ne drejtësi. Ne nje seance te jashtëzakonshme ne komisionin e jashtëm te Parlamentit Europian, te fokusuar tek kjo reforme, komisioneri per Zgjerimin Johannes Hahn e beri te qarte, se nëse reforma dështon, vendi mund te shkoje ne referendum.

Johannes Hahn: Ne Shqipëri do te mbahen zgjedhjet vitin e ardhshëm dhe është e rëndësishme qe reforma te miratohet brenda afatit dhe përpara pushimeve verore. Është e nevojshme që reforma të miratohet me konsensus. Nuk duhet humbur me kohe dhe nëse nuk merret nje vendim ne 21 korrik, ka mundësi te mbahet nje referendum, pasi shqiptaret e duan reformën.

Komisioneri paralajmëroi se vonesa ne miratimin e reformës do te pengoje procesin integrues te vendit.

Nuk mund te heqim dore tani. Per komunitetin ndërkombëtar, reforma është e rëndësishme, por përgjegjësia per vendimin është e autoriteteve shqiptare. Reforma duhet te ndodhe tani dhe jo me vone, ndryshe rrezikohet qe gjerat te shkojnë ne nje drejtim tjeter dhe nuk duam qe kjo te ndodhe.”

Te njëjtin qëndrim me Hahn ndau edhe eurodeputi Elmar Brok, pjese e grupit te PPE, gjate diskutimeve ne komisionin e jashtëm.

Elmar Brok: Duhet te arrihet nje marrëveshje dhe te merret nje vendim nesër ose pasnesër, pasi ne te kundërt do te kishte nje impakt ne procesin e negociatave te anëtarësimit te Shqipërisë ne BE dhe ne hapjen e kapitujve. Vendimi do te përfshihet ne progres raportin per vendin. Ata qe jane përgjegjës duhet t’i dine pasojat qe do te kete. Ne duhet te jemi te sigurte se do te ketë nje marrëveshje deri pasnesër. Do te telefonojmë deputetet shqiptare, qe te ushtrojmë presion ne mënyre qe te votojnë reformën ne drejtësi”.

Parlamentaret europiane përsëriten angazhimin ndërkombëtar per miratimin e reformës, qe konsiderohet thelbësore per shqiptaret dhe te ardhmen e tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *