Miratohet për përdorim nga qeveria amerikane, vaksina e parë në botë e bletës së mjaltit, duke rritur shpresat për një armë të re kundër sëmundjeve që në mënyrë rutinore shkatërrojnë kolonitë ku mbështeten për pllenimin e ushqimit.



Departamenti i Bujqësisë i Shteteve të Bashkuara (USDA) i ka dhënë një licencë të kushtëzuar një vaksine të krijuar nga Dalan Animal Health, një kompani amerikane bioteknologjike, për të ndihmuar në mbrojtjen e bletëve të mjaltit nga semundja.

 


“Vaksina jonë është një përparim në mbrojtjen e bletëve,” tha Annette Kleiser, shefe ekzekutive e Dalan Animal Health. 

 

 

“Ne jemi gati të ndryshojmë mënyrën se si kujdesemi për insektet, duke ndikuar në prodhimin e ushqimit në shkallë globale.”



Vaksina, e cila fillimisht do të jetë e disponueshme për bletarët komercialë, synon të frenojë murtajën, një sëmundje serioze e shkaktuar nga larvat e bakterit Paenibacillus që mund të dobësojë dhe të vrasë kosheret. A

 

ktualisht nuk ka kurë për sëmundjen, e cila në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara është gjetur në një të katërtën e koshereve, duke u kërkuar bletarëve të shkatërrojnë dhe djegin çdo koloni të infektuar dhe të administrojnë antibiotikë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme./Ansa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *