Subscribe

Procesi i vetingut është shndërruar prej kohesh ne një moment pasioni ne arenën politike ku partitë nxitojnë te deklarojnë se kush e do me shume skanimin e gjyqtareve dhe prokuroreve.

 

Kështu ka ndodhur edhe ne komisionin e ligjeve ku diskutohej organika e institucioneve te vetingut; ku opozita ka këmbëngulur qe te plotësohen te gjitha kërkesat e këtyre institucioneve për personel dhe pagesa, madje PD ka shkuar edhe me larg duke propozuar me shume personel se sa njerëzit e vetingut kane kërkuar.

 

Por kur vjen puna tek paratë mazhoranca është me racionale, e se pari ka refuzuar propozimin për tu dhënë anëtarëve te institucioneve te vetingut 200% te pagës vështirësi pune.

 

Mazhoranca ka propozuar dhe miratuar vetëm me votat e saj nje organike dukshëm me te reduktuar për komisionin e posaçëm te kualifikimit, kolegjin e apelimit dhe komisioneret publike me 113 persona nga 185 qe kishin kërkuar këto institucione, vendim ky qe solli largimin e opozitës ne forme proteste nga mbledhja.

 

Ajo qe ra ne sy ne organiken e institucioneve te vetingut është mungesa e anëtarëve zëvendësues te cilët janë zgjedhur nga parlamenti njësoj si anëtaret e tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *