Subscribe

Parlamenti Evropian i kërkon Serbisë të mbajë përgjegjësi mbi sulmin terrorist të 24 shtatorit, ndaj policisë në Banjskë të Zveçanit.

 

Në radhët e deputetëve nuk pati asnjë kundërshtim sa i takon tonit të ashpër që përcolli parlamenti, duke dënuar qëndrimin e pajustifikuar të Beogradit zyrtar.

 

PËRMBAJTJA E REZOLUTËS

 

“Dënojmë në mënyrën më të fuqishme të mundshme sulmin terrorist ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga ana e paramilitarëve të mirëorganizuar serbë në Banjskë, në veri të Kosovës. I bëjmë ftesë të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që deri më tani nuk e kanë dënuar këtë sulm, të mbajnë qëndrim.”

 

Përmes rezolutës, organi ligjvënës në union kërkon nga të dyja shtetet që të ulin tensionet, ndërsa tregohen të qartë mbi çështjen e liberalizimit të vizave.

 

“Rikujtojmë se marrëveshja për liberalizimin e vizave për Kosovën nuk është dhe nuk duhet të lidhet me dialogun dhe duhet të hyjë në fuqi jo më larg se 1 janari i vitit 2024”.

 

Gjithashtu, përmes kësaj rezolute, Parlamenti Evropian tërheq masat ndëshkuese që i’u vendosën Kosovës.

 

“Shprehim keqardhje për masat negative të cilat Këshilli ka ndërmarrë ndaj Kosovës dhe kërkojmë që ato të hiqen sa më parë që të jetë e mundur. Kërkohet nga Këshilli dhe Komisioni Evropian që të rifillojnë kontaktet e nivelit të lartë me presidenten dhe Qeverinë e Kosovës.”

 

Po ashtu, eurodeputetët kërkojnë që Këshilli Evropian të vendosë sanksione kundër Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, që ka pranuar autorësinë e sulmit dhe ndërkohë është sanksionuar nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *