E shtunë, 7 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Miratohet rezoluta për Shqipërinë

Komiteti për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian, ka votuar me 47 vota pro, 3 kundër dhe 4 abstenim, rezolutën për Shqipërinë të hartuar nga raporteri Knut Flekenshtajn. Në këtë dokument, zoti Flekenshtajn thekson se hapja e negociatave me unionin, varet pikësëpari nga përmbushja e reformave, veçanërisht ajo në drejtësi. Raporteri për Shqipërinë i kërkon komisionit te hartojë një dokument, ku parashikon dhe këtë rekomandim për çeljen e bisedimeve, pasi ky institucion të vlerësojë progresin e bërë nga Tirana zyrtare. Rezoluta e Flekenshtaj, do të shkojë për miratim në muajin prill dhe në Parlamentin Euorpian në Strasburg.

Vazhdo të lexosh

Reklamë