Miratohet projekt-buxheti për vitin 2023/ Ibrahimaj: Ja me sa pritet të rritet ekonomia
Projektbuxheti për vitin 2023 u miratua në parim në Këshillin e Ministrave në mbledhjen e kësaj të hëne.
Drafti parashikon që rritja ekonomike për vitin e ardhshëm të jetë 2.6%, ndërsa inflacioni të nisë rënien.
DELINA IBRAHIMAJ
MINISTRE E FINANCAVE DHE EKONOMISE
“Morëm në shqyrtim projektbuxhetin për 2023. Ekonomia do të rritet me 2.6%. Parashikojmë inlfacionin të ngadalësohet duke arritur në nivel mesatar prej 3.6%. Buxheti i prezantuar dhe miratuar në këshillin ministrave, do të reduktojmë nivelin e borxhit public. Kemi ulur parashikimin për rritjen ekonomike, duke marrë parasysh rreziqet që lidhen me ecurinë, janë në kahun rënës.”
Ministrja Ibrahimaj tha se buxheti i vitit tjetër do të vazhdojë të mbështesë familjet dhe bizneset e vogla, duke përballuar çmimin e rritur të energjisë elektrike.
Buxheti 2023 përmban edhe masat mbështetëse të cilat u prezantuan nga qeveria kur u bë publike Paketa e Rezistencës Sociale 2.
“Mund të them sot që ky buxhet do të mbështesë energjinë elektrike, mos rritjen e çmimit të energjisë dhe do të vcijojë të mbështesë kategoritë në nevojë në bazë të vendimeve që kemi marrë për të ruajtur të pandryshuar apo për të afektuar sadopak buxhetet e familjeve dhe bizneseve shqiptare.”
Pas miratimit në Këshillin e Ministrave, projektbuxheti duhet të kalojë në komisionet parlamentare dhe më pas në Parlament.




