E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:10 Në vijim ora 04:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Miratohet planin urbanistik i Tiranës

Me ne fund Tirana ka një plan te ri urbanistik, pas atij te afro 100 viteve me pare, i hartuar qe ne kohen e Mbretit Zog.

 

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi planin per kryeqytetin, i cili parashikon zhvillimin e Tiranës deri ne 2030.

 

Reklamë

Kreu i këshillit, kryeministri Edi Rama, e konsideroi si spekulativ draftin e hartuar gjate kohës se Bashes, plan i cili nuk arriti te konkretizohej.

 

Duke u ndalur tek sheshi ‘Skenderbej”, edhe pse nuk është pjese e këtij plani, Rama e konsideroi atë si xhevahirin e rilindjes urbane.

 

Plani i ri urbanistik ka si objektiv te tij zhvillimin e  ndërtimeve ne lartësi, krijimin e sa me shume hapësirave te gjelbra, mbjelljen e 2 milion pemëve, ndërtimin e 5 qendrave, stimulim te lëvizjes me biçikleta etj.

 

 

Më shumë video

Reklamë