E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Miratohet plani për Alpet, miliona euro investime

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar masterplanin e alpeve i cili parashikon qe qeveria te investoje 170 milionë euro për te fuqizuar turizmin ne një prej zonave me te bukura te Shqipërisë. Plani i zhvillimit te Alpeve është konceptuar ne tre faza duke ruajtur elementet karakteristike te zonës. Investime ne rruge, shërbime, struktura akomoduese gjithçka për ta bere zonën e Apleve tërheqëse për turistet.

 

“Llogaritja është bërë që deri në 2031, përfitimi ekonomik, pra ajo çka ky investim i kthen ekonomisë vendase, të jetë plotë 980 milionë euro”.

 

Reklamë

Këshilli kombëtar i territorit ka miratuar edhe planin për Bashkinë e Tropojës i cili u prezantua nga kryetari demokrat Besnik Dushaj

 

Edhe projekti për zhvillimin e Tropojës përqendrohet tek investimet ne infrastrukture, ne ndërhyrjet për zhvillimin e qytetit te Bajram Currit, gjithçka ne funksion te zhvillimit te turizmit

 

Ndërsa kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit te tij po hynin ne ambientet ku do mbahej mbledhja e Këshillit Kombëtar te Territorit ne Shkodër, te rinjtë e Forumit Rinor Demokrat organizuan një proteste ku binin ne sy parullat “qeveri e drogës”.

Më shumë video

Reklamë