Subscribe

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar planin e përgjithshëm të Shqipërisë, i cili i hap rrugë tashmë hartimit të planeve vendore të 31 bashkive në vend. Pas dy vitesh përgatitjeje, Ministria e Zhvillimit Urban ka përfunduar rregullat e përgjithshme dhe ka identifikuar të gjitha zonat se ku do të ndërtohet e në bazë të çfarë kritereve. Për ministren Eglantina Gjermeni një plan zhvillimi kombëtar për Shqipërinë, do të thotë fund i informalitetit dhe ndërtimeve pa leje që janë bërë gjatë këtyre 25 viteve. KKT ka miratuar edhe planin e integruar të bregdetit dhe atë të zonës ekonomike Tiranë – Durrës për të vendosur rregullat se si do të zhvillohen këto zona. Shqipëria numëron rreth 400 mijë ndërtime, të cilat me apo pa leje janë bërë në kushte të shkeljes së rregullave urbane.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *