Subscribe

Kuvendi miratoi disa ndryshime ligjore të cilat në thelb ulin barrën fiskale për disa sektor të ekonomisë. Paketa fiskale parashikon që çdo biznes që do të bëjë xhiro deri në 14 milionë leke në vit, tashmë do të paguajë 5% tatim fitimit. Me këtë lëvizje ministri financave thotë se mbi 90% e kompanive në vend pësojnë ulje taksash.

 

Me këtë paketë fiskale 91% e bizneseve në Republikën e Shqipërisë paguajnë 0 ose 5 % tatim fitimi, nga 15 që është niveli. Pra me këtë lëvizje ne hedhim poshtë bolorinë fjalëve që taksat u rriten”-tha Ahmetaj.

 

Një tjetër risi që sjell paketa fiskale janë edhe lehtësirat që do të përfitojnë të gjithë ata që do të investojnë në agroturizëm. Tatim fitimi do të jetë 5%, TVSh për hotelet dhe restorantet 6% ndërsa do të përjashtohen edhe nga taksa e infrastrukturës. Këto ndryshime plotësojnë lehtësirat e miratuara më herët në turizëm, duke e bërë vendin konkurrues në paketën turistike.

 

Oferta jonë turistike tashmë është konkurrence jo vetëm me rajonin por edhe me gjerë. Ne pas lehtësirave në turizëm të miratuar asnjë vit më parë, tashmë e zgjerojmë gamën dhe ofrojmë më shumë lehtësi edhe për ata që duan të konsumojnë bio, ti japin zonave rurale më shume dinamizëm.

 

Edhe sektori i bujqësisë është prekur nga paketa e verës. Me qëllim stimulimin e bashkimit të fermerëve është parashikuar që për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësore tatim fitimi arrin në 5%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *