Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
16 August 2026
Vizion fokus

Dita e 77 e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Erdogan: Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes së përbashkët të...

Çfarë po ndodh me zjarret në vend? Ministria e...

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri tregojnë se...

E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën me thikë,...

Situata e zjarreve në vend, Nufi: Vijon angazhimi i...

Të shtëna me armë në Virxhinia, 5 të plagosur

Si paraqitet situata e zjarreve në vend, Ministria e...

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të...

Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në...

“Miratohet ndihma ekonomike dhe subvencionimi i qerasë për familjet në nevojë”, Ristani: 78 familje të tjera në Tiranë përfitojnë kredi të buta

9 Shtator 19:37

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi një sërë vendimesh me rëndësi për jetën e qytetarëve, mes të cilave edhe shtimi i numrit të familjeve që përfitojnë nga programi i subvencionimit të interesave të kredisë.

Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, bëri të ditur se pas ankimeve administrative janë përfshirë edhe 78 familje të tjera, të cilat tashmë përfitojnë kredi të buta për strehim. Ky vendim vjen si rezultat i një procesi të gjatë verifikimesh dhe shqyrtimesh, duke u dhënë zgjidhje shumë qytetarëve që prej vitesh prisnin një përgjigje.

Këshilli miratoi edhe listat e reja të përfituesve të programeve të Procesit të Rindërtimit, duke vijuar angazhimin për strehimin e qytetarëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

“Projektvendimi vjen si akti i radhës i rëndësishëm në funksion të zbatimit të angazhimeve tona për rikuperimin pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe garantimit të strehimit të qytetarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. Projektvendimi është hartuar në përputhje të plotë me kuadrin ligjor dhe nënligjor në fuqi dhe ka kaluar në mënyrë të strukturuar nëpër të gjitha hallkat e procesit institucional, duke filluar nga shqyrtimi i aplikimeve, verifikimi i dokumentacionit dhe analizimi i rasteve me vendime gjyqësore apo ndryshime të kushteve teknike në terren”, u shpreh Ristani.

Një tjetër vendim i rëndësishëm lidhet me programin e ndihmës ekonomike: për periudhën 1–31 korrik 2025, do të mbështeten gjithsej 231 familje, ku 160 me fonde të buxhetit vendor dhe 71 nga fondi i kushtëzuar deri në 6%. Po ashtu, u miratua edhe projektvendimi për subvencionimin e qirasë për disa familje në nevojë që nuk mund të përballojnë tregun e lirë.

Këshilli Bashkiak miratoi dhe Planin Social 2025–2027 për Bashkinë Tiranë, i cili përcakton objektiva të qarta për rritjen e mirëqenies sociale, përfshirjen në tregun e punës, zgjerimin e shërbimeve për të moshuarit, fëmijët dhe grupet vulnerabël. Ky plan është hartuar me mbështetjen e UNDP dhe synon të jetë në përputhje me standardet e Bashkimit Europian.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
këshilli bashkiak Ndihma ristanui Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Fluksi i turistëve në Berat, rëndohet trafiku në qytet

më shumë...

Dita e 77 e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Erdogan: Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes së përbashkët të mbrojtjes mes Turqisë, Arabisë Saudite dhe Pakistanit

më shumë...

Çfarë po ndodh me zjarret në vend? Ministria e Mbrojtjes përditëson të dhënat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:05

Truri ”rinohet” duke mësuar më shumë gjuhë...

10:24

Këto janë shenjat e Horoskopit që harxhojnë...

10:11

Fluksi i turistëve në Berat, rëndohet trafiku...

9:52

Dita e 77 e protestës, qytetarët nisin...

9:35

Erdogan: Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes së...

9:27

Pse duhet të hani një lugë mjaltë...

8:38

Çfarë po ndodh me zjarret në vend?...

8:27

Zbuloni vendet ku grumbullohen më shumë baktere...

7:56

Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet...

7:43

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri...

7:08

E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën...

6:54

Situata e zjarreve në vend, Nufi: Vijon...

6:44

Të shtëna me armë në Virxhinia, 5...

6:30

Shenjat e horoskopit që do të “mbushin...

6:10

Qafë Thanë, udhëtarët në “sprovë” për të...

6:05

Si paraqitet situata e zjarreve në vend,...

6:00

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia!...

5:43

Ja kush janë atentatori i dështuar dhe...

5:19

Tmerr në Elbasan! Tentoi të vriste një...

5:02

Aksident në Fier, makinat përplasen kokë më...

Më të klikuarat

  • Tragjedi! 39-vjeçari ekzekuton 5 persona në dy banesa
  • Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të re...
  • Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në Elbasan...
  • Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet që bëni pa e...
  • Izraeli surprizohet nga shpejtësia e rimëkëmbjes ushtarake t...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.