Miratohet marrëveshja e 5 qershorit/ Socialistët në komision nuk bëjnë asnjë ndryshim
Socialistet kane votuar 48 nenet e Kodit Zgjedhor qe perbejne marreveshjen e 5 qershorit te arritur me Partine Demokratike e LSI.
Opozita parlamentare votoi kunder; por socialistet nuk preken asnje prej neneve te dakortesuara ne Keshillin Politik. Vete negociatori socialist Damian Gjiknuri vleresoi se miratimi i ndryshimeve ne Kodin Zgjedhor eshte nje kontribut qe klasa politike jep ne procesin e integrimit dhe realizimit te konferences se pare nderqeveritare.
Tashme komisionet parlamentare kane miratuar si marreveshjen me Partine Demokratike, ashtu edhe ndryshimet kushtetuese qe lidhen me sistemin zgjedhor e qe u inicuan nga opozita parlamentare, dhe mbetet vetem votimi ne séance plenare.
Por vete opozita parlamentare mbetet e percare per ndryshimet kushtetuese, pasi edhe Selami Jenishehri ka terhequr firmen e tij nga drafti; dhe nga 28 deputete qe duhen per te inicuar rishikimin e Kushtetutes kane mbetur vetem 27.
Ne kete faze duket se fati i te dy nismave mbetet ne dore te mazhorances; dhe mbetet per tu pare nese ne séance e 30 korrikut per cilin draft do te shkoje vota e socialisteve.




