Subscribe

14 medikamente të reja alternative janë shtuar në listën e barnave të rimbursueshme për të sëmurët me hepatitin C, sëmundjet e gjakut, tumoret, diabetin etj. Risia e listës për këtë vit është përfshirja e barnave me marrëveshje të posaçme, duke ulur çmimin atyre në proces negocimi me kompanitë më të mëdha. Nga lista e re, skema është zgjeruar me 500 mijë përfitues.

 

Ogerta Manastirliu: “Ja kemi dalë të zgjerojmë përfitimet për qytetarët, për t’u trajtuar me barna shumë të kushtueshme për sëmundje të rënda, duke ulur çmimin e të njëjtit medikament, falë një procesi negocimi me kompanitë prestigjioze ndërkombëtare, nëpërmjet marrëveshjeve të posaçme, njësoj siç bëmë vjet me herceptinën. Me zgjerimin e skemës me barna për hepatitin C, pacientët, mund ta përfitojë falas barin e shtrenjtë, që i kushtonte 10 mijë euro në muaj.

 

Medikamente alternative të cilat orientojnë pacientin drejt një produkti të caktuar për sëmundjen.

 

Në praktikë, një pjesë e ilaçeve të nevojshme janë ato që përfitohen falas, ndërsa një pjesë tjetër duhet të blihen nga vetë pacientët. Por ne rastin kur ata duan nje produkt falas duhet te marrin medikamentin alternativ.

 

Pas mbylljes se kontratave me fondin e kujdesit shëndetësor ilaçet e reja të shtuara kanë nisur të shpërndahen në të gjitha farmacitë në vend.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *