E diel, 27 Shtator 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Miratohet bonusi i fundvitit për pensionistët, përfitojnë 700 mijë të moshuar

 

Nga java që vjen të gjithë pensionistët do të mund të marrin bonusin e fundvitit.

 

Secili prej tyre do të përfitojë 5 mijë lekë. Edhe nëse ky bonus nuk tërhiqet brenda muajit dhejtor ata kanë mundësi ta marrin në janar të vitit të ardhshëm.

 

Qeveria miratoi një ditë më parë vendimin, duke vënë në dispozicion një fond prej 3.5 miliard lekësh.

 

Si edhe çdo vit tjetër, bonusi do të meret së bashku me pensionin e muajit. Perfitues janë rreth 700 mijë pensionistë.

 

Ky është bonusi i dytë që jepet brenda viti për pensionistët. Qëllimi ka qenë që të amortizohen sadopak kostot  që solli inflacioni i lartë i dy viteve të fundit. Kjo bëri që jetesa për të gjithë qytetarët, por veçanërisht për shtresat më vulnerabël të bëhej edhe më e shtrenjtë.

 

Tashmë bonusi i fundivit është pjesë e buxhetit të shtetit, i cili miratohet çdo vit dhe është një detyrim ligjor për tu shpërndarë.

 

Të moshuarit prisnin edhe një bonus tjetër gjatë muajit nëntor, si një premtim i qeverisë nga taksimi shtesë i kompanive të eneregjisë. Por kjo nuk ndodhi dhe pensionistët duhet të mjaftohen  vetëm me shpërblimin e fundvitit./vizionplus.tv/

Më shumë video