E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Miratohen shpronësimet për objektet që do prishen në Unazën e Re

Qeveria miraton fondin për shpronesimin e banorëve që preken nga rehabilitimi I segmetit rrugor “Pallati me shigjeta”-Rrethrrotullimi Shqiponja”.

Fondi I miratuar nga këshilli I ministrave kap vlerën 1.2 miliard leke të reja.

Do të shpronesohen me vleren e tregut pasurite e llojit, truall, tokë arë dhe ndërtesë në të gjithë këtë zonë ku do të zgjerohet Unaza e Re. Vendimi vlen për të treja lotet e ndërtimit të kësaj rruge.

Vendimi parashikon që Agjencia Shtetërore e Kadastrës e cila sapo është formuar, do të pezullojë të gjithë transaksionet me pasuri të shpronësuara deri tani, deri në momentin që realizohet procesi I hedhjes së gjurmës së projektit në hartën kadastrale.

Reklamë

Me miratimin e vendimit nga qeveria për shpronësimin e banorëve, i hapet rruga edhe Autoritet Rrugor për të nisur punën në këtë segment, ku hapi I parë është prishja e ndërtesave.

Megjithatë ky proces pritet të mos jetë I lehte pasi prej shumë muajsh një pjesë e banorëve të Unazës së Re janë në proteste pasi kontestohet jo vetëm vlera e shpronesimit por edhe lënia jashtë dëmshpërblimit e banesave që kanë qënë në proces legalizimi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë