Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin e zgjedhjeve per kryetar të Bashkisë Kavajë, ku fitues rezultoi kandidati i Partisë Demokratike Isa Sakja. Në zgjedhjet e 25 qershorit, garuan për postin e kryebashkiakut të Kavajës tre kandidatë, Sakja nga PD, ndërsa për PS garoi Dorian Murati dhe për LSI Maksim Kona. Në mbledhjen e KQZ-së nuk pati kontestime nga ana e përfaqësuesve ligjorë të partive politike. Edhe pse ligji sanksionon se subjektet në garë kanë të drejtën e ankimimit të rezultatit, deri në 5 ditë pas shpalljes së rezultatit nga KQZ.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *