Miratohen afatet e koalicioneve, Celibashi: Regjistrimi i subjekteve deri në 25 shkurt
Kryekomisioneri Ilirjan Celiashi ka bërë me dije afatet e rregjistrimit të koalicioneve dhe të kandidatëve partiak për zgjedhjet e datës 11 maji në Shqipëri.
“Deri më 25 shkurt është data kur përfundon afati për depozitimin kërkesave të partive për tu regjistruar si subjekt zgjedhor dhe i komiteteve nismëtare. Data e fundit për kërkesat. Më 7 mars, përfundon kërkesa e depozitimit për regjistrimin e koalicioneve. Më 12 mars, përfundon afati për depozitimin e listave shumë emërorë të kandidatëve. Më 17 mars përfundon afati për verifikimin e dokumenteve të kandidatëve. Më 25 mars përfundon afati i miratimit të listave shumëemërore”, tha Celiashi.
Celibashi dha detaje sa i takonë mënyrës se si do të organizohet fleta e votimit.
“Nuk mund të ketë një mënyrë tjetër të paraqitjes së kandidatëve në fletën e votimit sesa me emra. Besoj se brenda kësaj jave ne do të nxjerrim për diskutim edhe specifikimet e fletës së votimit, përmbajtjen e fletës së votimit dhe se di do të jetë e organizuar ajo.”
Celibashi bëri me dije se janë afro 114 mijë votues të rinj që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa pohoi se ka patur edhe denoncime nga opozita për keqpërdorim të asete publike nga ana e amzhorancës.




