Subscribe

3 deputetët socialistë: Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Erion Braçe, kanë abstenuar në votimin për projektligjin për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale.

 

Majko dhe Braçe kanë abstenuar edhe në komisionin e Ligjeve kur kaloi pr/ligji me 13 vota pro.

 

Ligji është votuar në orët e para të mëngjesit, pas një seance maratonë në Kuvend, ku ka pasur debate shumë të nxehta mes opozitës dhe mazhorancës.

 

Gjithashtu është miratuar projektligji për Akademinë e Shkencave, ku Skënder Gjinushit iu lejua një mandat i dytë dhe u hoq kufizimi i moshës 75 vjeç.

 

Po ashtu u votua dhe projektligji për studentët, i cili i detyron të punojnë 5 vite në vendin e tyre dhe më pas mund të tërheqin diplomat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *