Enti Rregullatori i Energjisë miratoi çmimin e energjisë për konsumatorët familjarë që harxhojnë mbi fashën 800 kWh në muaj.

 

Pas këtij vendimi, ka reaguar menjëherë deputetja Jorida Tabaku.

 

Në një deklaratë për mediat, Tabaku tha se qeverisa shqiptare dhe ERE duhet të mbrojnë qytetarët, gjë që sipas saj nuk e bënë.

 

“Është e pajustifikuar rritja e çmimit. I kërkuam ERE-s që të ketë interes për qytetarët. Çmimi i energjisë është rritur për 75% në vitin 2015. Kjo ka sjellë një rritje të përgjithshme të çmimeve dhe një rritje të varfërisë. Mosrritja e pagave, rritja e taksave në sektorin privat kanë krijuar një ngërç të jashtëzakonshëm në ekonominë shqiptare që ka përgjigje vetëm e rritje taksash dhe tarifash. Është fatkeqësi pasi 500 milionë euro kanë marrë kompanitë e energjisë për përballimin e krizës.

 

Do të prekën familjet me më shumë fëmijët. ERE dhe qeveria shqiptare duhet të kenë interesin  qytetarëve por fatkeqësisht nuk e patën. Strategjia e qeverisë për diversifikimin e energjisë. Transparencë për hetimin e shpenzimeve të të gjithë operatorëve në sektorin elektro-energjetik Dosjet në SPAK për abuzimin me energjinë, të ishin objekt hetimi i të gjitha instancave qeveritare. Nuk mund të lejojmë që edhe kriza të përdoret për të bërë biznes”, tha Tabaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published.