E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Mirakaj: Janë 4 mijë të ekzekutuar pa varr

Të enjten e 3 Qershorit, kryetarja e AIDSSH-së, Gentiana Sula, raportoi në Kuvend për veprimtarinë e institucionit gjatë vitit 2020.

Lidhur me këtë raport, i ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Simon Miraka, anëtar i Autoritetit për Hapjen e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit ka deklaruar se sot janë 4 mijë të ekzekutuar ng aperiudha e komunizmit pa varr.

“Ne kemi te Liqeni, varrezat e anglezëve, gjermanëve, por s’kemi varrezat e shqiptarëve. Janë katër mijë që janë pa varr. Janë gjetur 2 mijë nga iniciativa e familjarëve. Shteti ka përgjegjësi për këtë punë, sepse shteti ka mundësi financiare, ka infrastrukturën për këtë problem. Në rast se një nga këta politikanë do të kishte patur babanë e vet të pushkatuar apo vëllain e vet, interesi do të kishte qenë tjetër.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë