Kryeministri Edi Rama reagoi menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik dhe deklaratave të secilit përfaqësues.

Rama u shpreh i prerë se në 30 korrik do të votohen listat e hapura dhe se këtë gjë nuk mund ta ndryshojë askush.

Ai sqaroi në “Twitter” se kjo gjë nuk do të thotë se nuk mund të vijojnë diskutimet më pas për hapjen e plotë të listave.

“Miqve të PD u them shumë thjeshtë: Kuvendi në 30 korrik voton hapjen e listave dhe këtë jo ju, po as ne nuk e ndryshojmë dot, sepse ky është qartësisht vullneti i shqiptarëve edhe përtej partive që sot janë në parlament! Fatmirësisht risitë kushtetuese nuk pengojnë asgjë për ju! Ju doni lista të hapura 100%!Votimi i 30 korrikut nuk e pengon këtë.Jemi gati ta diskutojmë pa humbur asnjë ditë pas 30 korrikut. Ju doni koalicion parazgjedhor s’e nuk ndaheni dot nga LSI! As këtë s’e pengon votimi i 30 korrikut. Edhe këtë e zgjidhim po të keni vullnet pozitiv.”

Kreu i qeverisë akuzoi opozitën se po tenton të mbajë peng hapjen e listave. Ai tha qartë se mazhoranca nuk do ta japë kurrë dakordësinë e saj për këtë.

“Shkurt, pengesa juaj sot nuk është as kushtetuese, as juridike, po thjesht politike!Ju doni të merrni peng hapjen e listave e të zvarrisni procesin me alibira absurde.Por për këtë s’keni konsensus nga ne dhe mund ta bëni pa ne, siç bëtë kur dogjët mandatet e kur ikët nga zgjedhjet! Shqipëria është shumë e vogël për sherre e mosdakordësira që zmadhohen nga hiçi dhe pushteti shkon e vjen po Shqipëria mbetet, prandaj mendoni pak më shumë për Shqipërinë dhe pak më pak për sherrin e radhës, se me sherr as keni fituar e as fitoni dot ju, po lëndohet Shqipëria.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *