Miqtë janë dhe personat që ne shpesh gjejmë vetën dhe ndihemi të sigurt në krahë të tyre. Prania e tyre na bën të ndihemi më të fuqishëm por jo të gjithë kanë mendim pozitiv për ne.

 

Sipas një studimi të bërë rezulton se vetëm gjysma e miqve na pëlqejnë. Në këtë studim pjesmarrësit do ti vlerësonin njerëzit me notat nga 0 deri në 5 ku 0 ka nënkuptuar “Nuk e njoh këtë person”, ndërkaq 5 ka nënkuptuar “Ky person është shoku/shoqja e ngushtë”.

 

Pjesëmarrësve u është kërkuar edhe të vlerësojnë se çfarë note besojnë që miqtë e tyre do t’ua kishin dhënë atyre. E pikërisht këtu gjërat komplikohen.

 

Siç edhe është kuptuar, vetëm 53% e njerëzve kanë pasur vlerësime reciproke me miqtë e tyre. Pra, nëse dikush e ka vlerësuar dikë si shok/shoqe të ngushtë, në shumë raste nuk është vlerësuar si shoku/shoqja e ngushtë e atij personi.

 

Edhe në një studim tjetër, ku adoleshentëve u ishte kërkuar t’i dominojnë 10 shokët më të mirë të shkollës, rezultatet kishin treguar se vetëm 64% e këtyre lidhjeve janë reciproke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *