Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 July 2026
Vizion fokus

EMRI/ Aksident i rëndë në Itali, ndërron jetë 42-vjeçari...

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës...

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në...

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si gjyqe publike

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse jam pro...

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen 5 persona

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale për vdekjen...

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

“Miqtë e Fëmijëve”/ Shahini: Kemi filluar zbatimin e standardeve të mësuesit

30 Shtator 13:10

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) Besa Shahini mori pjesë në takimin e radhës të grupit parlamentar “Miqtë e Fëmijëve”, i cili synon të jetë një zë i fuqishëm i mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve.  Aktiviteti synon paraqitjen e masave të mëtejshme për zbatimin e “Agjendës së Fëmijëve” dhe përmbushjes së Rezolutës së Kuvendit mbi Fëmijët.

 

Në fjalën e saj, Ministrja Shahini u ndal fillimisht tek masat dhe zhvillimet më të rëndësishme të ndërmarra nga MASR në arsimin parashkollor për vitin 2018-2019: “Është filluar me zbatimin e standardeve të mësuesit dhe përgatitjen e programeve të kualifikimit për mësuesit, për të vijuar me trajnimet e mësuesve, drejtuesve të rrjeteve profesionale dhe drejtuesve të institucioneve të arsimit parashkollor për kurrikulën dhe programet e reja. Janë hartuar dhe miratuar Standardet Profesionale të Formimit të Përgjithshëm të Mësuesit të Arsimit Parashkollor dhe ka filluar zbatimi në vitin shkollor 2018-2019”, tha Shahini ndërsa theksoi se rreth 3,000 mësues të arsimit parashkollor janë të trajnuar për paketën e arsimit parashkollor.

 

Ministrja Shahini u ndal gjithashtu tek gjithë-përfshirja në rritje e numrit të fëmijëve rom/egjiptianë dhe me aftësi të kufizuara në kopsht. Në thelb të kësaj ndërhyrjeje mbetet sigurimi që të gjithë fëmijët pa dallim gjinie, aftësie dhe etnie të kenë qasje të barabartë në shërbimet e ofruara në arsimin parashkollor.

 

“Ndërhyrjet e deritanishme për gjithë-përfshirjen përfshijnë regjistrimin e fëmijëve rom/egjiptianë edhe pa dokumentacionin e kërkuar me ligj; frekuentimin e kopshtit prej tyre pa asnjë tarifë. Ndërsa për herë të parë është futur mësuesi ndihmës në kopsht”, u shpreh Shahini.

 

Për sa i përket integrimit të fëmijëve e të rinjve romë/egjiptianë në kopshte, shkolla e universitete, Ministrja Shahini theksoi faktin se kanë vlerësuar me përparësi lehtësimin e integrimit të tyre duke zbatuar politika arsimore, të cilat u kanë krijuar këtyre komuniteteve shanse të barabarta për një qasje pozitive ndaj shkollës, ndërsa shtoi: “Në sistemin arsimor para-universitar janë të punësuar rreth 100 mësues të komuniteteve rome dhe egjiptiane, të diplomuar për mësuesi. Mësues të tjerë romë janë në portalin ‘Mësues për Shqipërinë’. Ndërkohë, për këto kategori si dhe për shumë kategori të tjera si nxënës me aftësi të kufizuara, pakicat kombëtare etj., nga buxheti i shtetit janë siguruar tekstet mësimore dhe transporti falas”.

 

Në lidhje me “Planin e Veprimit për Arsimin Gjithëpërfshirës” për arsimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara, Ministrja Shahini theksoi se tashmë në sistem kemi të përfshirë rreth 900 mësues ndihmës me qëllim rritjet e aksesit në shkollë për këtë kategori, teksa numri i mësuesve ndihmës parashikohet të shkojë deri në 1,000 deri në fund të këtij viti shkollor.

 

Në përfundim të fjalës së saj, Shahini u shpreh se ngelet akoma shumë punë për t’u bërë, gjithsesi arritjet e deritanishme në drejtim të gjithë-përfshirjes dhe realizimit të barazisë në arsim janë një bazë e mirë dhe na jep kurajo më të madhe për të avancuar më tej në këtë rrugë.

Posted Under:
Sociale
Tagged:
Besa Shahini kurikula Mesues Pergatitje programe

Nga e njëjta kategori

Arkitektura ndër degët e kërkuara, maturantët e interesuar do t’i nënështohen testimit në 19 gusht

më shumë...

Hipertensioni po prek edhe të rinjtë, mjekët: Shkak jeta sedentare dhe përdorimi i drograve

më shumë...

Parashikimi i motit për këtë të diel, 12 korrik 2026

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e diel, ja sa do të shënojë termometri

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:47

Aksident i rëndë në aksin Lushnjë–Rrogozhinë, humb...

8:38

EMRI/ Aksident i rëndë në Itali, ndërron...

8:21

“Kujdes me çështjet financiare”, parashikimi i yjeve...

8:15

Mos dilni në orët e pikut! Sot...

10:48

Tri shenjat e horoskopit që e kanë...

10:40

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane...

10:13

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

9:46

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis...

9:20

Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira,...

8:52

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

8:24

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si...

7:58

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse...

7:54

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen...

7:35

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale...

7:07

Motori përplaset me një kamion në aksin...

6:41

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

6:26

Artisti Kanye West reagon pas koncertit në...

6:01

Korçë/ Përfshihet nga flakët “Vila e Partisë”,...

5:56

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë...

5:38

Netanyahu: Trump të shterojë negociatat me Iranin,...

Më të klikuarat

  • Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 38 vjeçari i bie ng...
  • Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen...
  • FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër për gjakmarrje...
  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira, arrestohet 43-vjeç...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.