Konfirmohet ora dhe vendi ku do të luhet miqësorja e 26 marsit, Spanjë-Shqipëri. Sipas marrëveshjes mes dy federatave ky takim do të luhet në stadiumin “RCDE”, që është shtëpia e skuadrës së Espanjolit në Barcelonë, duke filluar nga ora 19:00.

 

Siç dihet tashmë, kjo do të jetë ndeshja e parë miqësore mes këtyre dy përfaqësueseve, të cilat deri më tani kanë luajtur ndaj njëra-tjetrës shtatë sfida, të gjitha të vlefshme për kualifikueset e kampionateve europiane dhe botërore.

 

Ndërkaq, më datë 29 mars 2022 Shqipëria do të zhvillojë një tjetër miqësore ndaj Gjeorgjisë. Kjo ndeshje do të zhvillohet në Shqipëri sipas marrëveshjes së arritur mes dy federatave, ndërkohë që mbeten ende për t’u përcaktuar stadiumi që do të presë sfidën dhe orën kur do të luhet.

 

Këto miqësore zhvillohen në kuadër të përgatitjes së kombëtares shqiptare për ndeshjet e grupit në Ligën e Kombeve, që startojnë në muajin qershor. Trajneri Edoardo Reja do të ketë mundësinë që të testojë lojtarët dhe ekipi kuqezi pas thuajse 4 muajsh nga ndeshja e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *