Sport
Miqësorja Shqipëri- Bosnje, përcaktohen arbitrat

Arbitri maqedonas Dimitar Meckarovski do të drejtojë ndeshjen miqësore midis Kombëtares shqiptare dhe përfaqesueses së Bosnje Hercegovinës.
Ndeshja do të luhet në datën 28 mars ne “Elbasan Arena” ne oren 18.00.
Reklamë
Asistentë të arbitrit Meckarovski do të jenë maqedonasit Dejan Nedelkoski dhe Goce Petreski. Ndërsa arbitër i katërt është shqiptari Enea Jorgji.
Ndeshja e 28 marsit është përballja e pestë midis dy kombëtareve. Deri tani Shqipëria ka 2 barazime me Bosnjen 1 fitore dhe një humbje.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




