Nje nga kombëtaret qe pritet te befasoje ne finalet e europianit me lojtaret e shumte cilësore qe ka ne organike, Belgjika nuk shkoi me shume se barazimi 1-1 ne miqësoren e radhës kundër Finlandës. Pas një pjese te pare pa gola, ishin ne fakt miqtë qe shënuan te paret kur Hamalainen ne minutën e 53 mposhti portierin kundërshtar. Edhe pse ushtruan presion te vazhdueshëm, skuadra e Vilmots arriti te gjente golin e barazimit vetëm ne minutën e 89 me ane te Lukakut. E vetmja skuadër e ashtuquajtur e madhe, e cila nuk u kualifikua per ne France, Holanda fitoi ne Poloni me rezultatin 2-1. Tulipanët e mbyllen pjesën e pare ne avantazh pas golit te Jansen ne minutën e 33. Por Jedricek ktheu gjithçka ne baraspeshe, kur shënoi ne minutën e 60. 16 minuta me vone Vijnaldum kaloi përsëri ne avantazh Holandën nje rezultat qe nuk e ndryshonte deri ne fund te takimit. Ne takimet e tjera Norvegjia mundi Islandën 3-2, Rusi – Republika Ceke 1-2 dhe Spanje – Koreja e Jugut 6-1.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *