E mërkurë, 4 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Sport

Miqësoret, ftojnë Franca e Gjermania

Franca kundërshtarja e Shqipërisë ne grup, tregon se është ne formen me te mire te saj ne prag te Evropianit 2016. I ka mjaftuar nje Olivjer Zhiru ne formën me te mire dhe vetëm nje pjese e pare per te mundur nje ekip te forte skocez, te paktën ne dukje. Sulmuesi i Arsenalit megjithe kontestimet e mëdha te tifozerise franceze, ka shënuar 2 here dhe shoku i tij ne Londer Koshielni i ka vene vulen qe ne fund te pjesës se pare rezultatit 3-0.
Kroacia ka zgjedhur te shkatërroje 10-0 San Marinon ne provën gjeneralë përpara Euros. Nje triplet arriti te shënoje futbollisti i Juventusit Mario Manxhukic.
Gjermani ka bere nje paraqitje deri diku me serioze me Hungarine pas testit te dështuar me Sllovakinë. Skuadra e Lev arriti te fitoje 2-0 ndaj Hungarezeve me nje autogol dhe nje gol te Mylerit ne pjesën e dyte.
Surprize ishte humbja e Austrisë ndaj Hollandes e cila nuk merr pjese ne Europian. Jansen dhe Vijnaldum kane shënuar dy here ne porten e Alpineve duke I prishur provën gjenerale para udhëtimit ne France.
Sllovakia ka barazuar pa gola me irlanden e veriut.

Vazhdo të lexosh

Reklamë