E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Miqësi për të ardhmen e gjithë rajonit”/ Vuçiç publikon foton nga darka me Ramën

Kryeministri Edi Rama mbërriti sot në Beograd, ku pritet të zhvillohet takimi i radhës mes tre vendeve që kanë firmosur për nismën “Ballkani i Hapur”

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka publikuar një video në “Instagram”, krahas së cilës shkruan se së bashku me kryeministrin Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi , Zdravko Krivkapiç ka vizituar Kullën e Beogradit.

“Sonte po vizitoj Kullën e Beogradit me Edi Ramën dhe Zdravko Krivokapia”, shkruan ai.

Pas vizitës, liderët e rajonit kanë zhvilluar edhe një darkë punë.

“Një mbrëmje e mrekullueshme me miqtë. Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e gjithë rajonit”, ka shkruar Vuçiç në foton e publikuar nga darka.

Vazhdo të lexosh

Reklamë