Studentët kanë shënuar ditën e 9 të protestës së tyre, ku akoma nuk ka asnjë hap konkret drejt zgjidhjes se krizes. Studentët janë të vendosur dhe nuk pranojnë dialogun me qeverinë, me kryeministrin në fakt.

 

Ndërkohë shefi i qeverisë Rama vijon me qëndrimin se i pranon si të drejta kërkesat por që ato, sipas tij, duhen diskutuar, debatuar, sqaruar ne tryeze dialogu me studentet.

 

Ngërçi me studentët vijon, nuk ka dialog  të rinjtë janë në rrugë, Tirana dhe qytetet e tjera janë nën tension.

 

Këtë të enjte studentët në mënyre simbolike grisën flamujt dhe simbolet e 3 partive kryesore në vend, perfshire partine në pushtet PS-në dhe dy partite kryesore te opozites PD dhe LSI.

 

Për të analizuar ngjarjet e fundit dhe vendimin e studentëve për të mos dialoguar me kryeministrin, i ftuar në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus ka qenë analisti Skender Minxhozi.

 

Në fjalën e tij Minxhozi ka theksuar se arsimi kombëtar është një dështim  i të gjithë qeverive.

 

“Djegia e tre flamujve të partive, besoj se është një lexim i drejtë i situatës arsimi kombëtar është një dështim transversal, është një dështim i të gjithë klasës politike e i gjithë klasës drejtuese, i të gjithë qeverive, i të gjithë maxhorancave dhe opozitave që ka pasur në 28 vitet e fundit ky vend.”

 

Më poshtë intervista e plotë e analistit të dhënë për Vizion Plus;

 

Në ditën e nëntë një protestë e panjohur dhe ende me enigmën kush e organizon. Si mendoni për këtë?

 

Fokusi i protestës dhe rëndësia sia e saj nëse ka një detaj të parëndësishëm ka atë të organizatorëve. Unë mendoj se substanca e protestës lista e kërkesave të studentëve është ajo që ka rëndëndësi dhe deri më sot nuk ka asnjë instancë zyrtare dhe kur flasim për instanca zyrtare flasim me të vetmen palë e cila mund të kontenstojë studentët dhe të thotë se studentët nuk kanë të drejtë, i ka duartrokitur në distancë ministrja e arsimit kryeministri thotë se nuk dinte asgjë dhe se ato kanë të drejtë, ju kërkoni 8 pika por unë do të bëj më shumë. Agjenda e protestës është ajo që ka rëndësi natyrisht që duart në protesstë përpiqen që ti fusin shumë palë dhe kam përshtypjen si çdo të mund ta diskutojmë më vonë është dhe shkaku i tkurrjes së protestës të mpakjes së protestës orët e fundit, po përpiqen partitë për të fituar politikisht por që nëse biem në hullinë e protestave politike atëherë kjo protestë do të ketë fatin e tyre.

 

Deri më tani nuk formulohet asnjë akuzë politike, një protestë e çuditshme nuk dëgjohet parrulla numër një e çdo proteste poshtë qeveria.

 

Ju thatë me të drejtë se studentët sot kanë djegur flamujt e tre partive, besoj se është një lexim i drejtë i situatës arsimi kombëtar është një dështim transversal, është një dështim i të gjithë klasës politike e i gjithë klasës drejtuese, i të gjithë qeverive, i të gjithë maxhorancave dhe opozitave që ka pasur në 28 vitet e fundit ky vend. Ju kujtoj vitet 90’ kemi pasur një largim dhe braktisje masive të të gjithave niveleve të shkollës të cilët emigruan masivisht për arsye ekonomike, shkuan të vilnin portokalle në greqi, ose u morën me pronën e tyre private në fshat në bujqësi etj, dhe u la u braktis shkolla shqiptare. Më vonë kemi një rikthim i cili ishte si ai i piramidave financiare që ishte ai i mbirjes kudo i universiteteve të cilët shisnin diploma dhe qeveria aktuale në fakt ka hedhur dy hapa që sipas meje njëri është i saktë ai i mbylljes dhe i kufizimit drastik të këtyre shkollave të larta që prodhonin diploma që prodhonin idiotë me diplomë. Ndërkohë që sot në pikëpyetje është hapi i dytë i madh i qeverisë shqiptare aktuale, është ai që qeveria kujtoi se bëri një arritje është Ligji për Arsimin e Lartë.

 

Sa e tronditur është qeveria Rama nga kjo protestë dhe nga fryma e përgjithashme e protestave që shihen aty këtu sigurisht të nxitura nga opozita?

 

Unë në emisionin e Ballës personalisht kam thënë se do të doja të shihja një protestë të tillë një herë në javë në Tiranë, një protestë të nxitur dhe të akumuluar nga probleme dhe interesa publike nga një agjentë e cila nuk është agjentë e interesit partiak dhe votash, nuk është një agjendë trafiku deputetësh ose kryetarësh por një protestë e fokusuar në një nga kapitujt më të mëdhenj të problematikave që ka shoqëria e sotme që është shkolla. Qeveria është e tronditur, por gadishmëria çarmatosësë e Edi Ramës për të negociuar apo për të dialoguar, edhe për të ofruar më tepër sesa i kërkohet ndoshta do të riparojë diçka nga kjo tronditje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *