E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:10 Në vijim ora 04:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ministrja Shahini emëron Rektorin e ri të UT

Ministrja e Arsimit Besa Shahini, pas pezullimit nga detyra të rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, në vend të tij ka komanduar Bernard Dosti.

 

Dosti, aktualisht Zv/Rektor në Universitetin e Tiranës, do të mbajë këtë pozicion deri në përfundim të çështjes dhe dhënies së vendimit të formës së prerë.

 

Reklamë

Rektori i komanduar mban titujt, Profesor i Asociuar dhe Doktor, gradë kjo e mbrojtur në vitin 2011. Gjithashtu, është lektor me kohë të plotë në Depatamentin e Ekonomiksit në Fakultetin e Ekonomisë.

 

Ndërkohë kujtojmë se pezullimi i Rektorit Mynyr Koni u bë tre ditë më parë me urdhër të Ministres, sipas së cilës, gjatë një kontrolli në Universitetin e Tiranës ishin gjetur shkelje të rënda ligjore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë