Subscribe

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka shpjeguar para komunitetit të prekur nga tërmeti tragjik në Thumanë procesin e rindërtimit dhe ka prezantuar modelin sipas të cilit do të ndërtohen banesat e reja. Këto projekte nisin nga vilat individuale deri tek apartamentet.

 

Margariti njoftoi se banesat i rezistojnë një tërmeti deri në 9 ballë si dhe do të jenë rezistente ndaj erës. Sa i përket pallateve, ato nuk do të jenë më të larta se 4 kate.

 

Ndër të tjera, ministrja u shpreh se nuk do të ndërtohen banesa të tjera në zonën ku u shembën nga tërmeti i 26 nëntorit, por do të ketë park kujtimor në nderim dhe respekt të të gjithë atyre që humbën jetën.

 

“Zona e përzgjedhur është një nga zonat më të prekura në Thumanë. Ndërhyrja do të jetë sa më e shpejtë. Afër liqenit kemi një shkollë. Një qendër e re ku të mund  të keni të gjitha shërbimet. Banesat kolektive do të kenë të gjitha parqet. Aty ku godinat shemben nuk do të ketë banesa që do të ringrihen, por do të ketë një park të memories në nderim dhe respekt të personave që kanë humbur… Për banesat kolektive kemi 276 apartamente. Sipas familjeve kemi arritur të ndajmë dhe apartamentet. Banesat individuale janë 168 vila individuale, të gjitha në hapësirën e tyre dhe jo vetëm me hapësirën e tyre të gjelbërt por edhe me hapësira të tjera. Janë studiuar nga arkitektët të gjitha hapësirat. Kemi filluar të hartojmë të gjitha banesat që do të ndërtohen. I kemi miratuar dhe së shpejti  do të kemi  dhe firmat që do të ndërtojmë. Kemi  sheshin  e komunitetit, zyra, qëndër shëndetësore etj, të gjitha komunikojnë me njëra tjetrën dhe të gjitha këto shërbime do aksesohen në jetën  e përdfitshme me shumkë spontanitet pa pasur nevojë të rrethohen me mure.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *