Subscribe

Pas protestave të pak ditëve më parë nga studentët e mjekësisë, ministrja e arsimit dhe sportit, Evis Kushi, bën të qartë se nuk ka kthim mbrapa në procesin e konsultimeve për t’i dhënë zgjidhje rrezikut që ka vendi në të ardhmen mbi mosplotësimin e nevojave për mjekë.

 

Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja Evis Kushi bëri të ditur se vendimi nuk i takon vetëm studentëve të mjekësisë, por të gjithë shoqërisë që kontribuon për arsimimin e tyre.

 

EVIS KUSHI

MINISTRE E ARSIMIT DHE SPORTIT

 

“Shumë vende të Bashkimit Europian i kanë liberalizuar procedurat për të punësuar mjekë nga vende si Shqipëria por edhe vende të tjera të rajonit sepse ky nuk është një fenomen vetëm shqiptar por edhe rajonal si dhe në vende të unionit. Konsultimet do të vazhdojnë edhe më gjerë sesa studentët e mjekësisë sepse ky është një vendim që nuk i takon vetëm atyre. Është e gjithë shoqëria që kontribuon për formimin e tyre sepse kostoja për diplomimin e tyre është më e lartë se në shumë programe të tjera studimi.”

 

Sa i takon degëve prioritare të shpallura në universitete, ashtu sikurse ishte paralajmëruar, qeveria vendosi të heqë kriterin e mesatares 8.5 si kusht për përfitimin financiar në vlerën e një page minimale. Por në degët e mësuesisë ka një përjashtim.

 

“Kriteri 7.5 për ata që duan të bëhen mësues ata që nuk duan të bëhen mësues mund ti ndjekin këto programe me mesatare më të ulët. Ndryshimi që propozuam sot, një student mund ta përfitjë bursën sa paga minimale mbi 7.5 dhe nën 8.5 do të ketë një renditje të kërkesave që ka për të përfituar bursën.”

 

Buxheti që Ministria e Arsimit dhe Sportit ka në dispozicion për mbështetjen e studentëve me bursa, do të ndahet me kuota sipas universiteteve në varësi të numrit të studentëve që ata kanë dhe të programeve të studimit që janë pjesë e listës së programeve prioritare.

 

Kësaj liste i janë shtuar edhe arsimi fillor, ai parashkollor, programi histori-gjeografi, si dhe disa programe të inxhinierisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *