Ministrja e Arsimit dhe Sportit po merr pjesë në Samitin Global të Arsimit i cili po zhvillohet në Nju Jork në datat 16, 17 dhe 19 shtator.

 

Ditën e hënë, në datën 19 shtator do të mbahet takimi kryesor i këtij samiti ku do të marrin pjesë përfaqësues të shteteve nga e gjithë bota, të cilët do të mbajnë fjalën e tyre dhe do të angazhohen për veprimet që do të ndërmarrin për kapërcimin e krizës në arsim.

 

“Në Samitin Global të Arsimit 2022, organizuar nga Kombet e Bashkuara në New York. Arsimi është një e drejtë themelore për çdo fëmijë në botë, prandaj duhet të jetë në qendër të të gjitha planeve për të ardhmen,” – shkruan Ministrja Kushi në rrjete sociale.

 

Samiti Global i Arsimit i Kombeve të Bashkuara i mbledh liderët botërorë dhe ministrat e Arsimit nga gjithë bota për të transformuar arsimin, si përgjigje ndaj krizës globale në arsim, e cila u vu re qartë gjatë kohës së pandemisë së Covid 19, dhe që ka të bëjë me cilësinë, pabarazinë e thelluar, gjithëpërfshirjen, humbjet e të mësuarit pas pandemisë.

 

Gjatë samitit, komuniteti i arsimit do të diskutojë në thellësi sfidat dhe strategjitë për të ardhmen e arsimit, veçanërisht në pesë pista veprimi, që kërkon një angazhim nga të gjitha shtetet.

 

1. Rritja e investimeve në sisteme cilësore arsimore publike.

2. Garantimi i të drejtave të punës dhe kushteve të mira të punës për mësuesit dhe personelin mbështetës të arsimit.

3. Investimi në trajnim cilësor dhe zhvillim profesional të mësuesve.

4. Rritja e besimit dhe respektimi i mësuesit dhe ekspertizës së tyre pedagogjike.

5. Përfshirja e sindikatës së mësuesve në politika përmes dialogut social.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *