Siç është bërë traditë tashmë Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi organizoi një festë fundviti me fëmijët në Elbasan, duke dhuruar plot buzëqeshje dhe kënaqësi tek ata fëmijë që kanë më pak mundësi të festojnë.

 

 

Disa dhjetëra fëmijë të moshave të ndryshme kaluan momente të bukura me lojëra me shokët e shoqet nën organizimin e animatorëve, ndërkohë që në përfundim të aktivitetit dhuratat surprizë që ishin përgatitur për ta.

 

 

Prej shumë vitesh tashmë Ministrja Kushi feston me fëmijët e Elbasanit dhe ky fundvit po ashtu do t’i gjente së bashku në ambientet e mrekullueshme të Kalasë së Elbasanit.

 

 

Për Ministren e Arsimit, mbështetja e fëmijëve, nxënësve e studentëve, të cilët kanë më pak mundësi se të tjerët, është objektivi i çdo dite pune.
Në kopshte, shkolla dhe universiteteve zbatohen një sërë paketash lehtësuese të cilat kanë synim mbështetjen e shtresave më vulnerabël dhe familjeve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *