E hënë, 28 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 2 minuta më parë
Sociale

Ministrja Koçiu në takimin me ambasadoren e Greqisë: Intensifikim i bashkëpunimit në shëndetësi

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Republikës së Greqisë në Shqipëri, Konstantina Kamitsi.

 

Reklamë

Koçiu bëri të ditur se në takim u nënvizua rëndësia e marrëdhënieve miqësore mes dy qeverive.

 

“Diskutuam për shkëmbim të përvojave dhe ekspertizës midis institucioneve homologe të shëndetit publik dhe atë të mbrojtjes sociale si dhe për projektet e ardhshme në fushën universitare, në kuadër të programeve rajonale”, theksoi ajo.

Ministrja u shpreh se me ambasadoren e Greqisë diskutoi edhe mbi intensifikimin e mëtejshëm të marrëveshjeve të bashkëpunimit në fushën socio-shëndetësore.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë