Inflacioni në Shqiperi është më i ulet se në vendet e tjera të rajonit.

 

Me këtë konkluzion Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka sqaruar para mediave efektet qe agresioni rus mbi Ukrainen ka pasur ne ekonomine shqiptare.

 

DELINA IBRAHIMAJ

MINISTRE E FINANCAVE

“Në korrik të këtij viti inflacioni rezultoi me një normë rritëse prej 7.5%, ndërkohë për shtatë mujorin inflacioni mesatar ka qënë në vlerën 5.3 për qind. Nëse do të krahasohemi me vendet e tjera të rajonit por edhe me mesataren e BE-së, inflacioni në Shqipëri është ndjeshëm më i ulët, i ndikuar nga gjithë politikat e ndërmarra. Elementi që ka ndikuar më së shumti në rritjen e çmimit të kostove të shqiptarëve janë ushqimet dhe pijet dhe kostot e transportit.”

 

Ministrja e Financave theksoi se ne shtator do te behet publike paketa e dyte ne mbeshtetje te qytetareve ne kete situate te veshtire ekonomike.

 

“Parapraktikisht mund t’iu thëm që ajo përfshin ato masa që janë marrë deri më tani dhe reflektimin e vijimësisë së masave që janë marrë deri më tani, qoftë për mbështetjen e bizneseve apo edhe konsumit.”

 

Sipas Ministres se Financave  detajimi i paketës së dytë do të bëhet me VKM  dhe do te garantoje te njejten mbrojtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *